DYLON

Mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku për shoferë të pandërgjegjshëm

Mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku për shoferë të pandërgjegjshëm
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 136 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore (19.09.2023) janë shkaktuar 57 aksidente trafiku, prej të cilave, 23 me të lënduar dhe 34 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar

EkoHigjiena

Janë arrestuar 32 persona, 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/