Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti reagon ndaj kompanisë KEDS, kërkon furnizimin stabil me energji elektrike në këtë komunë
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka reaguar sot ndaj kompanisë KEDS, rreth furnizimit jo të rregullt me energji elektrike në territorin e komunës së Vitisë duke kërkuar intervenimin sa më të shpejt dhe kthimin normal të furnizimit me energji elektrike në këtë komunë.
“Është e papranueshme furnizimi jo i rregullt me energji elektrike në komunën e Vitisë, gjatë këtyre ditëve të fundit, konkretisht në qytet dhe disa fshatra, sidomos në këtë mot të ftohtë kur dihet se një pjesë e madhe e qytetarëve shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje. Prandaj kërkoj nga kompania KEDS që sa më parë të bënë intervenimet e nevojshme që të kthehet furnizimi normal me energji elektrike për qytetarët vitias dhe klientët e tyre besnik”, ka thënë kryetari Haliti gjatë një reagimi të tij.
Sipas tij, KEDS duhet të ndërmarrë paraprakisht të gjitha masat e nevojshme që qytetarët tanë të kenë furnizim stabil me energji elektrike, në veçanti në stinën e dimrit.
“Duke pasur parasysh bashkëpunimin tonë të mirë me KEDS-in, kërkoj mirëkuptimin dhe angazhimin e tyre të shpejt në kthimin e furnizimit dhe sigurimin stabil me energji elektrike për qytetarët tanë”, u shpreh Kryetari Haliti në reagimin e tij, drejtuar kompanisë KEDS. /2LONLINE.com/