DYLON

Pse dialogu rrëzoi qeveritë e Kosovës e jo të Serbisë?!

Pse dialogu rrëzoi qeveritë e Kosovës e jo të Serbisë?!
Avatar photo Redaksia

Qasja e keqe dhe paaftësia e politikanëve tonë për dialogun Kosovë-Serbi, në dialog vetëm për rregullimin e brendshëm për Kosovën e jo edhe dialog në mes dy shteteve për marrëdhënie të ndërsjella të barabarta (reciproke), çojë në rrugë qore, shumë herë, në mosmandatimin e papërfunduar të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Shkruan: Sami ARIFI

EkoHigjiena

Gjerë më tani nuk kemi pasur në parlamentin e Kosovës një shumicë unifikuese me qëndrime të përbashkëta shqiptare për dialogun Kosovë-Serbi, por, në të shumtën e rasteve është varur nga pakica e “Listës serbe” të dirigjuar nga Serbia, madje në parlamentin e Kosovës janë aprovuar dëshirat e tyre.

Me të drejtë rilindasi ynë i njohur Mit’hat Frashëri thoshte: “Fitorja për shqiptarët është e sigurt atë ditë që shqiptarët të kanë mbaruar betejën në mes veti”. 

Rrëzimi i qeverive ndodhi për të pasur pushtet vetiak, për t’u pasuruar përmes aferave kriminale dhe korruptive.

Shkaku i rrëzimit të qeverive ishte mosaprovimi i ligjeve të sjellura nga qeveria e Kosovës nga mungesa e shumicës shqiptare që nuk ishin në koalicion për t’i aprovuar ato ligje, por që aprovimi i atyre ligjeve varej nga pakica e “Listës serbe” që  ishte koalicion qeveritar, ata (Lista serbe) i bojkotonte ato ligje përmes dirigjimit që u vinte nga Serbisë.

Shkaktari numër një për rrëzimin e qeverive të Kosovës ishte dialogu Kosovë-Serbi me vendime të marrura gjithnjë në dëm të Republikës së Kosovës, prandaj, qasjet e këqija të këtilla sollën shpeshherë mandat të papërfunduar të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Edhe se udhëheqja serbe me makinerinë e saj vrastare që bëri katër luftëra kriminale, posaçërisht edhe në Kosovë, dhe se dialogun Kosovë-Serbi e udhëheqin, prapë edhe tani, trashëgimtarë të  kriminelit serb, Sllobodan Millosheviq, asnjë qeveri e Serbisë gjerë më tani nuk u rrëzuar prej dialogut Kosovë-Serbi. Mbushuni mend o shqiptarë politikanë të mjerë, kurrë më mos sjellni të zeza në derë. Uroj që shqiptarët të kanë mirësi, të arrin te popujt tjerët, me zbatueshmëri të ligjeve për drejtësi.