Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, kanë vizituar sot disa shkolla të komunës së Vitisë për të parë nga afër punimet në renovimin e shkollave.
Ata ishin konkretisht në fshatin Sadovinë e Jerlive ku po bëhet ngjyrosja shkollës. Kurse në fshatin Gjylekar po bëhet rregullimi i shkalleve dhe rrethojës.
Ata vizituan edhe fshatin Stubëll e Epërme ku kanë filluar punimet në fushën sportive të shkollës.
Kryetari Haliti bëri me dije se punime të tilla do të vazhdojnë edhe në shkollat e tjera gjatë pushimit veror me qëllim që shkollat të jenë të gatshëm për 1 Shtator. /2LONLINE.com/