DYLON

Policia e Gjilanit: Nga 1 korriku e deri më sot, 1 mijë e 320 gjoba trafiku, konfiskohen 17 patentshoferë

Policia e Gjilanit: Nga 1 korriku e deri më sot, 1 mijë e 320 gjoba trafiku, konfiskohen 17 patentshoferë
Avatar photo Redaksia

Me qellim që të preventojnë dhe krijojnë siguri në komunikacionin rrugorë, Policia e Kosovës, njësitë e trafikut rajonal në Gjilan, vazhdojnë me aktivitete për parandalimin e aksidenteve në komunikacion, duke realizuar planin operativ “Siguria në komunikacion”.

Gjatë zbatimit të detyrave për identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshme si për “rrip të sigurisë”, “ngarkesë jo të siguruar gjatë transportit”, “mungesa e dokumenteve përkatëse”, “gjendje teknike jo të rregullt e automjetit” , “drejtim i automjetit nën ndikim të alkoolit”, “tejkalimi në vijë të plotë”, e kundërvajtjeje të tjera policia e trafikut rrugor në rajonin e Gjilanit, për periudhën kohore 01 korrik deri me 18 korrik 2021, ka shqiptuar gjithsej  njëmijë e treqind e njëzet (1320) gjoba  trafiku për kundërvajtje në total.

EkoHigjiena

Vlen të ceket se nga ky numër i kundërvajtjeve janë konfiskuar gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) patentshoferë.

Aktivitete të ngjashme për sigurinë në komunikacionin rrugor do të ketë në vazhdimësi.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat për ndihmën që po ofrojnë në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshme, dëshmi që po dërgohen të faktuara përmes fotove dhe videoincizimeve të ndryshme .

Kryesisht kundërvajtjet që po identifikohen si “tejkalimi në vijë të plotë”,  “përdorimi i telefonit gjatë vozitjes”, “kontrollimi i motoçikletave” pa dokumente valide etj., kontrollet  do të vazhdojnë në të gjitha rrugët por edhe në vetë qytetin e Gjilanit, duke e monitoruar rrjedhën e trafikut edhe përmes dronit të autorizuar nga kompetentët.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, thuhet në komunikatë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.