/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë gjatë ditës së sotme kanë inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në hapjen dhe pastrimin e shtratit të lumit “Morava e Binqës” në Viti.
Punime të tilla në përroska, kanale dhe lumenj janë duke u zhvilluar në shumë lokalitete të komunës së Vitisë, me qëllim të ruajtjes së pasurisë së qytetarëve vitias si nga përmbytja e tokave bujqësore por edhe parandalimin e dëmeve në ekonomitë familjare.
Kurse ata gjithashtu kanë parë për së afërmi edhe punimet që janë duke u bërë në rregullimin e trotuarit në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, konkretisht në vendin që lidhë këtë shkollë me fushat e reja sportive. /2L ONLINE/