Kryetari i Komunës në Preshevë, Shqiprim Arifi, ka kërkuar nga xhandarmëria serbe e vendosur që nga viti 2000 në territorin e Luginës së Preshevës, që të jap sqarime lidhur me infrastrukturën të cilën po e shfrytëzon dhe për kohën sa do të jetë e vendosur në këto hapësira, shkruan Titulli.com.
Arifi, mendon se nuk ka tema tabu të cilave pushteti lokal nuk duhet t`i qaset.
Sipas Arifit, asnjëherë deri më tani nuk ka pas tentativa të tilla, nga pushtetet e deritashme në mënyrë që të kenë një pasqyrë të qartë lidhur me vendndodhjen e xhandarmërisë serbe në territorin Komunës së Preshevës, transmeton Titulli.com.
Përfundimi i luftës në Kosovë, rezultoi me tërheqjen e forcave serbe të sigurisë nga territori i Kosovës dhe vendosjen e njësive të shumta ushtarake e policore serbe në territorin e Luginës së Preshevës. A
Arsyetimi i qëndrimit të tyre ishte lufta me UÇPMB-ën e cila ka përfunduar me Marrëveshjen për demobilizim dhe demilitarizim të rajonit në maj të vitit 2001, por që nga atëherë këto forca asnjëherë nuk janë larguar.
video: Titulli.com