(2L ONLINE) – Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri me bashkëpunëtorët ka vizituar sot Kamenicën, ku u prit nga kryetari i Komunës Begzad Sinani dhe zyrtarë të tjerë të lartë komunal.
Në një bashkëbisedim në zyrën e kryetarit Sinani u diskutua për mundësitë e përbashkëta të bashkëpunimit në mes të komunave në theks të veçantë për mundësinë e sjelljes së investitorëve të jashtëm në Kamenicë.
Kryetari Bahtiri tha se Kamenica është një vend i qetë dhe i preferueshëm për investitorët dhe se liderët komunal këtu sikundër edhe në Mitrovicë do të jenë të përkushtuar për të hapur vende të reja të punës.
Kryetari Sinani tha se bashkëpunimi ndërkomunal i Kamenicës dhe Mitrovicës është i një interesi të përbashkët për qytetarët e të dy komunave dhe u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë duke ofruar tërë potencialin që ka Kamenica në shërbim të investitorëve të mundshëm./2L ONLINE/