Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj sot ka pritur në takim përfaqësues të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.
Ata kanë nëshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin “FIERC”, projekt ky i cili ka për qëllim nxitjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndëretnik në Kosovë.
Krijimi i forumit të Komunitetit për Interes Publik për komunën e Kamenicës do të mundësojë afrimin dhe ndërveprimin e institucionit me secilin komunitet. /2LONLINE/