DYLON

Kryetari i Komunës së Kamenicës pret në takim përfaqësues nga DEMOS-i

Kryetari i Komunës së Kamenicës pret në takim përfaqësues nga DEMOS-i
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit Dardan Maliqi dhe Ilir Salihu nga organizata DEMOS.

Ata kanë diskutuar rreth ndihmës që kjo organizatë mund të japë në procesin e auditimit të brendshëm, gjë kjo e cila do të ndihmonte në paraqitjen sa më të mirë të komunës dhe një performancë sa më të mirë të saj.

EkoHigjiena

Kryetari Rahimaj bashkë me Drejtorin e Zyrës së Auditimit të Brendshëm Ismet Ahmeti, kanë mirëpritur një ndihmë të tiillë, duke thënë se kjo do të ndihmonte edhe më shumë procesin e auditimit në komunë në përgjithësi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.