Kryetari i komunës Sokol Haliti ka pritur në një takim kryesin e klubit futbollistik “Vllaznia” të Pozheranit, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale dhe planet në të ardhmen, me theks të veçantë kushtet dhe mundësit e investimeve në stadium.
Kryetari Haliti i njoftoi ata për idenë e ndërtimit të një stadiumi të përbashkët për të dy klubet e komunës së Vitisë KF”Vllaznia” dhe KF”Vitia”. Për aktivitetet e klubit “Vllaznia” , kryetarin Haliti e njoftoi kryetari i këtij klubi Besim Halimi.