DYLON

Kosova dhe Luksemburgu thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Luksemburg
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e vizitës në Luksemburg, ministri i Financave Avdullah Hoti, është takuar sot me drejtorin gjeneral të Odës Ekonomike të Luksemburgut Carlo Thelen.

Gjatë këtij takimi ministri Avdullah Hoti dhe drejtori gjeneral i Odës Ekonomike të Luksemburgut Carlo Thelen, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, si dhe për përgatitjet për Forumin e Investimeve Kosovë – Luksemburg.

Të dyja palët theksuan se Kosova dhe Luksemburgu duhet që të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik, duke ndikuar në rritjen e raporteve pozitive tregtare ndërmjet dy vendeve.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.