Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka dhe zyrtaren nga kjo drejtori Qëndresa Kastrati, kanë pritur në takim drejtorin e “Socio Projekt Kosovo” Valentin Hoxha së bashku me dy zyrtare nga kjo organizatë.
Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm mes komunës dhe kësaj organizate si dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit për bizneset e Kamenicës.
I pari i komunës ka thënë se është i hapur për bashkëpunime që ndihmojnë bizneset.
“Falënderoj drejtorin Hoxha për takimin. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për të ndihmuar bizneset tona që të zhvillojnë veprimtaritë e tyre”, ka thënë Rahimaj.
Edhe drejtori Hoxha falëndëroi dhe uroi kryetarin për postin, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen. /2LONLINE/