• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Ministri Mehaj merr pjesë në ekzekutimin përfundimtar të Stërvitjes ushtarake shumëkombëshe “EFES’ 2022” në Turqi

Redaksia 2LONLINE 8 Qershor, 2022 2 min
 Ministri Mehaj merr pjesë në ekzekutimin përfundimtar të Stërvitjes ushtarake shumëkombëshe “EFES’ 2022” në Turqi

Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulus Akar, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po merr pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar në Stërvitjen ushtarake më të madhe të forcave të armatosura turke me forcat partnere “EFES 2022”.

Në këtë stërvitje merr pjesë edhe FSK me një kontingjent ushtarak, krahas 11 mijë trupave nga 38 vende tjera të botës.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Mehaj u prit nga nikoqiri, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.

Nga dy ministrat u vlerësua se pjesëmarrja në stërvitje të tilla është në linjë të bashkëpunimit të ngushtë mes dy ministrive dhe forcave dhe të dy u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin e mëtejmë në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Ministri Mehaj ndër tjera, falënderoi Ministrin Akar për mundësinë e dhënë si dhe mbështetjen e kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Nga ana e tij, Ministri Akar ritheksoi gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes së pakursyer të Republikës së Turqisë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes rajonale, në Programin e Partneritetit për Paqe drejtë anëtarësimit në NATO, si dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës. /2LONLINE/

Etiketa:"EFES' 2022" aktuale FSK Ministri Mehaj Stërvitjes ushtarake Turqi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjykatë/Prokurori

Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon edhe sot aksionin në zonën e Brezovicës

9 Gusht, 2022
Info+

Kërkohet përfundimi sa më parë i shkollës në Pozheran dhe ndërtimi i

9 Gusht, 2022
Politikë

LDK: Gjendja e rënduar higjienike në DKA, kërcënim serioz për shëndetin e

9 Gusht, 2022
Nacionale

Sot moti parashihet të jetë me reshje shiu

9 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Kërkohet përfundimi sa më parë i shkollës në Pozheran dhe ndërtimi i çerdhes në Viti

9 Gusht, 2022

Flasin për mbrojtjen e pyjeve

9 Gusht, 2022

Dhoma e Tregtisë përshëndetë vendimin e dy Qeverive për hekurudhën, kërkohet të jetë me dy linja

9 Gusht, 2022

Turneu ‘’Rogana 2022’’, ka përfunduar me shpalljen kampion të ekipit ‘’Muhaxherët’’

9 Gusht, 2022

Në fshatin Koretin mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023

8 Gusht, 2022

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

8 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com