Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, takon kreun e Akademisë së Shkencave, Mehmet Kraja dhe koordinatoren e Platformës për Rimëkembjen e arsimit, Justina Pula.
Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen në arsim.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se gjatë takimit u diskutua për gjendjen në arsim me fokus të veçantë për riorganizimin e shkollave në Komunën e Kamenicës.
“Me Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Akademik Mehmet Kraja dhe me Koordinatoren e Platformës për Rimëkëmbjen e Arsimit në Kosovë, Akademik Justina Shiroka-Pula diskutuam për gjendjen në arsim me fokus në nismën për riorganizimin e shkollave në Komunën e Kamenicës”, tha Kastrati.