Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka pritur në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore, përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësuesit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe përfaqësuesit e Komunës së Ranillugut.
Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e ndërtimit të tri digave në Komunën e Kamenicës, përkatësisht u diskutua për Hidrosistemin Kikë-Kremenatë.
Kryetari Kastrati tha se Komuna e Kamenicës është njëra nga komunat më të varfëra sa i përket ujërave dhe ndërtimi këtyre tri digave ujore kanë rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët.
“Shpresoj shumë që Banka Botërore do të na përkrahë në këtë projekt i cili ka vlerën dhjetra milionshe e që ka rëndësi të madhe për qytetarët e Kamenicës”, u shpreh ai.
Pas takimit, i pari i Komunës së bashku me përfaqësuesit e Bankës Botërore MMPH-së dhe MZHE-së vizituan nga afër lokacionet që janë caktuar për ndërtimin e këtyre digave.