DYLON

U mbajt sesioni informues për grante të projektit “Interdev 2”

U mbajt sesioni informues për grante të projektit “Interdev 2”
Avatar photo Redaksia

Në Viti është mbajtur sesioni informues për aplikim në grantet e Fondit Lokal për Zhvillim (LDF) në kuadër të projektit “Interdev 2” i implementuar nga UNDP dhe financuar nga ADA Austriake.

Granit Abdyli, koordinator i projekti të UNDP-së në Viti, bëri me dije se dje pjesëmarrësit janë njoftuar mbi fazën dhe komponentin e dytë të këtij projekti ku edhe u prezantua ftesa e tretë e projektit dhe propozimeve.

Ai bëri po ashtu me dije se për të drejtën e aplikimit në këto grante me pajisje bujqësore, të bizneseve dhe të tjerë në shumë prej 2.500 deri 15.000 euro mund të njoftohen në ueb faqen e LDF-së dhe shtoj se aty ata mund edhe të tërheqin aplikacionet.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.