Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
I pari i komunës ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në angazhimin e rinisë, në krijimin e programeve e kampeve gjëra këto që ndihmojnë të rinjtë e dy komunave të socializohen.
“Pata nderin që në takim të pres Kryetarin e Komunës së Gostivarit z.Arben Taravari së bashku me ekipin e tij.
Ishte një takim mjaft i frytshëm ku u bënë diskutime të shumta për mundësitë e bashkëpunimit në angazhimin e rinisë, në krijimin e programeve e kampeve, ide këto që do të ndihmonin në socializimin dhe zhvillimin e të rinjëve tanë dhe të Komunës së Gostivarit.
Gjithashtu z.Taravari vizitoi edhe Shtëpinë e Kulturës dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, dhe ndau me ne eksperiencat e tij që ndërlidheshin me të dyja komunat.
Shpresojmë që ky takim të mos jetë i fundit, dhe bashkëpunimi në mes nesh të vazhdojë edhe më gjatë”, ka thënë Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/