DYLON

Naim efendi Aliu, kryetar i KBI-së së Gjilanit me bashkëpunëtorë priti ish udhëheqësit e institucioneve fetare

Naim efendi Aliu, kryetar i KBI-së së Gjilanit me bashkëpunëtorë priti ish udhëheqësit e institucioneve fetare
Avatar photo Redaksia

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, me kryetar Naim efendi Aliu priti n[ takim ish krerët dhe prijësit fetar të komunës së Gjilanit, që kanë kontribuar në ngritjen dhe zhvillimin e institucioneve fetare.

Nga  të ftuarit  në delegacion ishin : Mulla Jetish Bajrami ish kryetar i bashkësisë Islame të Kosovës.,  Prof Dr. Qazim Qazimi, profesor universitar e dekan i Fakultetit për Studime Islame në Prishtinë e ish drejtor i Medreses, Musa Kadriu arkatar, Alush Kadriu, Enver Rexhepi ish kryetar i KBI, dhe prof. Medrese, Abdylhakim efendi  Shaqiri, ish imam  dhe Nuhi Hajrullahu ish imam.

EkoHigjiena

Kryetari Naim efendi Aliu me bashkëpunëtorët e tij, kryeimamin Iljaz efendi Mustafa, Rashit Zylfiu, imam, Burhan Zejnullahun  imam, pasi përshëndeti veteranët dhe ish udhëheqësit e institucioneve të ndryshme fetare  të Kosovës dhe komunës duke i i quajtur trasues të rrugës sonë falënderojmë  për përgjigjjen  e ftesësës për tëa vizutuar  KBI.

Aliu [sht[ shprehur:

Qëllimi dhe arsyeja  jonë është  të ju kem afër dhe me ju falënderuar, sepse ne vetëm jemi ata të cilët po vazhdojmë rrugën që na keni trasuar ju.

Pa dashur me fole  për sejcilin prej jush, sepse sejcili prej jush ka një histori në vete,  ne shpresoj se  gjenerata e ardhshme do të zbardhin  e  gjithë veprimtarinë  e juaj”.

Duke shprehur falënderim dhe krenari për veprimtarinë e tyre , kryetari ALiu përshkroi kontributin e tyre  që kanë dhënë në  ngritjen dhe forcimin e institucioneve fetare .

Me këtë rast ai u zotua se do të bëjnë krejt çka është e mundur  që rrugën e trasuar nga ta , ta vazhdojnë me suksese të reja.

Ndër të tjera kryetari Aliu, mysafirët i njoftoi për  sukseset  e arritura të Këshillit.

Ish kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovë, gjithëashtu  edhe ish  Bashkësisë islame për Kosovë , Sanxhak,  Vojvodinë e Serbi, Jetish efendi Bajrami, pasi u falënderua  për ftesën  duke shprehur edhe kënaqësinë  që nuk janë harruar uroj për  sukseset e arritura të  KBI. Ndër të tjera foli për vështirësitë dhe sukseset që kanë arritur institucionet fetare gjatë kohës së komunizmit dhe pavarësimit pas viteve të 90 të shekullit të kaluar.

Edhe prof. Dr. Qazim Qzimi shprehu këënaqësi që ishte i ftuar në KBI. Pasi foli për sukseset dhe vështirësitë që kanë kaluar ata  vet dhe institucionet fetare, përgëzoi  kreun e  KBI duke iu dëshiruar sukses edhe në të ardhmen. Edhe folësit tjerë, shprehen kënaqësi dhe falënderim për  ftesën duke  dëshiruar suksese në të ardhmen në zhvillimin e institucioneve fetare në përgjithësi.

Në fund  në shenjë falënderimi kryeimami  IKBI, Iljaz efendi Mustafa, njoftoi  veteranët se  për kontributin e dhënë në ngritjen dhe zhvillimin e institucioneve fetare , KBI ndau ka përgatitur  ndarjen e mirënjohjeve, të cilat   u ndanë e që u vlerësuan lart nga të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi. /2LONLINE/