Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, bashkë me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Dërvishi, sot kanë vizituar nga afër Institucionin Parashkollor “Filizat’.
Ai ka thënë se kanë parë nga afër kushtet në të cilat punohet në këtë institucion si dhe kushtet në të cilat, fëmijët e çerdhes, kalojnë pjesën më të madhe të ditës.
Për Komunën e Kamenicës, është me rëndësi që përpos ofrimit të kushteve elementare në këto institucione, edhe kujdesi si dhe ushqimi për fëmijët, të jetë në nivel e cilësor.
“Po punojmë që të rishikojmë e përshtatim, menynë ushqimore për fëmijët, sepse është e rëndësishme që ata të ushqehen shëndetshëm”- tha Rahimaj.