DYLON

Presidentja Osmani priti në takim shefin e BE-së në Kosovë, ambasadorin Szunyog

Presidentja Osmani priti në takim shefin e BE-së në Kosovë, ambasadorin Szunyog
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka takuar sot, shefin e BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog, me të cilin ka biseduar për situatën në Kosovë dhe rajon pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës.

Ambasadori Szunyog shprehu falënderimin e Bashkimit Evropian për qëndrimin dhe veprimet e qarta të institucioneve të Republikës së Kosovës në kundërshtim të agresionit rus dhe hapave të ndërmarra që janë në harmoni me veprimet e Bashkimit Evropian. 
 
Presidentja kërkoi që Bashkimi Evropian t’i ofrojë mbështetje Kosovës në ballafaqim me pasojat ekonomike që rezultuan me rritje çmimesh, pas fillimit të luftës në Ukrainë.
 
Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe theksoi se Serbia mbetet njëri nga shtetet e pakta evropiane që nuk e kanë harmonizuar politikën e tyre të jashtme me Bashkimin Evropian, gjë që rrezikon stabilitetin e gjithë rajonit. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.