Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati priti sot në takim udhëheqësen e Handikos-it në Kamenicë, Hyrmete Morina dhe dy përfaqësues të tjerë po nga kjo organizatë.
Kryetari Kastrati tha se gjatë takimit kanë diskutuar për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen personat me nevoja të veçanta në Kamenicë.
Udhëheqësja e Handikos-it Hyrmete Morina kërkoi nga kryetari Kastrati që të ketë më shumë hapësira të qasshme dhe toalete të veçanta për këta persona.
Ndërkaq, i pari i komunës tha se është i gatshëm që t’u ndihmoj atyre në këtë aspekt.
“Në shkollën e fshatit Strezovc, është duke u bërë ndërtimi i toaletit për personat me nevoja të veçanta sepse është një nxnës që vijon mësimet në atë shkollë dhe do përpiqemi që t’ua minimalizojmë problemet infrastrukturore”, tha ai.