Për artin bashkëkohor është disktuar me artistin e njohur bashkëkohor, Sislej Xhafa në Galerinë e Arteve në Gjilan.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni tha e se kanë për obligim dhe detyrë që të mbështesin artin e kulturën dhe të krijojnë hapësirë të mjaftueshme.
Hyseni, kërkoi nga Xhafa qê të ndihmoi artistët e rinjë që të rrugtojnë me arritjet e tyre dhe promvimin në Evropë e më gjerë.
Kushtrim Zeqiri, drejtor për Kulturë, Rini e Sport i Komunës së Gjilanit, tha se janë mbledhur për një ngjarje shumë të rëndësishme për të diskutuar rreth artit bashkëkohor, një temë që na përqafon dhe frymëzon në mënyra të ndryshme.
Ai shtoi se Xhafa, është jo vetëm një artist i njohur, por githashtu është një frymëzim për shumë breza artistësh në Kosovë dhe jashtë saj.
Ai është i njohur për hulumtimin e tij artistik në realitetetet sociale, ekonomike dhe politike të lidhura me kompleksitetet e ndryshme të shoqërisë moderne.
Drejtori Zeqiiri, shpreson se ky diskutim të jetë frytëdhënës dhe frymëzues.
Ndërsa artisti Sislej Xhafa nga Peja i cili jeton e punon në Nju Jork, u shpreh i kënaqur të bashkëbisedoi me gjilanasit.
Ai foli lidhur me hulumtimin e tij artistik në realitetet sociale, ekonomike dhe politike të lidhura me kompleksitetet e ndryshme të shoqërisë moderne. /2LONLINE/