“Rikthimi i infeksionit në Gjilan është kërcënim për krejt të arriturat dhe punën e mirë që është bërë nga ana e Komitetit emergjentë të Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, ka vlerësuar i pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, transemton Portlai 2LONLINE.com
Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike(IKSHP) ëshët mësuar se në Gjilan kemi 5 raste të reja pozitivë, tre persona janë shëruar plotësisht, ndërkohë që numri total i personave aktivë me Covid-19 është 25.
“Komiteti i Gjilanit ka vendosur që t’i forcojë masat. Pra, mos u habitni, nuk mund të merrni e as të jepni shërbime pa maska e doreza”, ka thënë Haziri.
Ai bëri me dije se Institucionet, Qendrat Tregtare, kefeteritë e restorantet janë në monitorim të plotë të inspektorëve komunalë dhe do të ndërmerren masa nëse nuk funksionohet pa masa mbrojtëse e nëse nuk mbahet distanca sociale. /2LONLINE.com/