Kryetari Qëndron Kastrati rezulton pozitiv me COVID-19

Kryetari Qëndron Kastrati rezulton pozitiv me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se pas testimit të bërë, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kryetari Kastrati ka thënë se nuk ka asnjë simptomë, por është vetizoluar sipas rekomandimeve të IKShKP-së, dhe se së shpejti do t’i dorëzoj të gjitha kontaktet e tij pranë Institutit të Shëndetësisë Publike.

“Të nderuar qytetarë të Kamenicës,

Javën e kaluar kam pasur kontakt me një koleg nga Prishtina. Para dy ditësh kolegu ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Në momentin që e kam kuptuar që ai ka bërë testin jam vetizoluar, ndërsa dje jam paraqitur për të bërë testin.

Sot jam informuar që testi ka dalur pozitiv. Nuk kam asnjë simptomë por do të qëndroj i vetizoluar sipas rekomandimeve të IKShPK-së. Do t’i dorëzoj të gjitha kontaktet e mia pranë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, por ju lus të gjithëve që jemi takuar ditëve të fundit të vetizoloheni për disa ditë dhe të lajmëroheni nëse keni simptomë”, ka thënë Kastrati.

Ndër të tjera kryetari Kastrati ka thënë se punët në Komunën e Kamenicës do të vazhdojnë me intensitetin e njejtë, dhe se ai do të vazhdoj të punoj nga shtëpia.

KOMENTE