Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka paralajmëruar fillimin e ndërtimit të dy çerdheve në komunën e Gjilanit, një në Gjilan dhe një në Dobërçan të Gjilanit.
“Gjilanit i shtohen dy çerdhe të reja. Javën e ardhshme fillon ndërtimi i çerdhes në Gjilan dhe asaj në Dobërçan. Në financim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të shtohen dy çerdhe në Gjilan. Edukimi i hershëm, rritja e përfshirjes së sa më shumë fëmijëve në të dhe çerdhet e reja janë disa nga zotimet tona që po realizohen”, ka thënë i pari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/