DYLON

Është përmbyllur mbrëmë Turneu Memorial “Gursel e Bajram Sylejmani”

Është përmbyllur mbrëmë Turneu Memorial “Gursel e Bajram Sylejmani”
Avatar photo Redaksia

Në ditën e rënies së Gursel e Bajram Sylejmanit, është përmbyllur Turneu Memorial që mbahet në përkujtim të këtyre dy dëshmorëve nga Sadovina e Jerlive, që ranë në betejën e Jezercit më 28 shtator të vitit 1998.

Në kuadër të shumë aktiviteteve që janë zhvilluar që nga 16 shtatori, është mbajtur dje turneu memorial I shahut, ku kanë marrë pjesë shahistë edhe nga qendrat tjera të Kosovës.

EkoHigjiena

Kurse në garat e turnirit në futboll të vogël, fitues i turneut u shpall ekipi i FC “Aris Pharm”, që në finale mundi ekipin “Malokt” nga Remniku.

 Kupën e turneut “Gursel e Bajram Sylejmani”, ekipit fitues i’a dorëzoi kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.