“Më kënaqësi prita në takim tri karateistet medaliste në Botërorin e Karatesë, Fortesën, Vlerën dhe Hatixhen dhe trajnerin e tyre, Alban Beqiri”, ka thëën kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai tha se ky sukses vlerësohet historik pasi që është fituar për herë të parë në konkurrencën e femrave dhe në nivel ekipor në karate, duke mposhtur Anglinë, Zvicrën, Francën dhe Kazakistanin. Në pesë meçe të Kosovës, karateistja gjilanase Fortesa Orana ka qenë e pamposhtur duke shënuar pesë fitore, transmeton Portali 2LONLINE.
“I urova ato për rezultatet e jashtëzakonshme duke i siguruar mbështetje institucionale në mënyrë që të vazhdojnë edhe më tej. Jemi shumë krenarë që vajzat tona po përfaqësojnë vendin e qytetin tonë dinjitetshëm në kampionatet botërore”, ka thënë i pari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Për sukseset e arritura në Botërorin e Karatesë, kreu i Gjilanit tri medalisteve u ka ndarë mirënjohje. /2LONLINE/