Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur sot në një takim njoftues shefin e Zyrës së BE në Kosovë, Tomas Szunyong, me të cilin ka diskutuar rreth bashkëpunimit mes këtyre të institucioneve.
‘Me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomas Szunyog, i cili më uroi për mandatin e fituar për udhëheqje të Gjilanit në katër vitet e ardhshme, diskutuam rreth bashkëpunimit drejt ngritjes së efikasitetit të punës, efektivitetit, transparencës dhe llogaridhënies’, ka thënë kryetari Hyseni.
Ai e ka njoftuar shefin e BE-së me vizionin dhe projektet e ardhshme për Gjilanin dhe bashkërisht janë dakorduar që komunikimi dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm janë shumë të rëndësishëm për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. /2LOLINE/