27-vjeçari Drinor Gashi nga Gjilani po lufton për jetën në një spital turk, ku është dërguar për trajtim.
Familja ka nevojë për ndihmë, sepse shërimi kushton dhe ajo nuk është në gjendje t`i përballojë shpenzimet e spitalit, që sipas llogarisë së deritashme, kushton rreth 100 mijë euro.
Me të marrë njoftimin për rastin, kryetari Alban Hyseni i ka kontaktuar menjëherë drejtoritë përkatëse komunale dhe ka kërkuar realizimin e transferit maksimal të lejuar me ligj nga Zyra e Kryetarit.
Njëherësh, Hyseni ka bërë thirrje tek të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë, që ta bëjnë këtë për të riun Drinor Gashi.
Familja Gashi ka publikuar edhe numrin e xhirollogarisë bankare:
BKT: 1920004242031191
IBAN: XK05 1920004242031191
SWIFT : NCBACKPR