Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar takime të ndara koordinimi për realizimin e projekteve të përbashkëta me OJQ Pema, zyrën rajonale të OSBE-së, klubin rotarian “Gjilani”, OVL e UÇK-së, zjarrfikësit vullnetarë dhe disa nga drejtoritë komunale, përkatësisht Drejtorinë e Administratës, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik,
Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë si dhe Drejtorinë e Bujqësisë, ku është njoftuar nga afër me stafin, projektet dhe proceset aktuale të punës.
Kryetari Hyseni ka thënë se koordinimi dhe vazhdimi i punëve është i rëndësishëm për nevojat e qytetit, sikurse edhe bashkëpunimi me të gjitha organizatat për të mirën e përgjithshme.
“Kërkesat e komunitetit janë të shumta, prandaj angazhimi është detyrim për të gjithë. Bashkëpunimi, pa interesa e dallime, është çelësi drejt zhvillimit e mirëqënies për të gjithë”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/