I pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka realizuar një takim me bizneset gjilanase, me qëllim të, siç ka thënë, “falënderimit për punën, angazhimin dhe sakrificën e tyre të palodhshme për krijimin e një mjedisi ekonomik të fortë dhe të qëndrueshëm”.
Kryetari i Gjilanit, shprehu gatishmërinë e komunës për t’iu ofruar mbështetje për çdo sfidë apo vështirësi që mund të hasin.
“E ardhmja e zhvillimit ekonomik të qytetit tonë është në duar të tyre dhe ne do të jemi gjithmonë pranë tyre për t’i mbështetur në çdo hap”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/