“Sot, një shpresë e re lindi për tetë familje të komunës së Gjilanit! Jam më se i lumtur të ndaj me ju lajmin se nga sot e tutje tetë familje me kushte të rënda ekonomike do të jetojnë në shtëpitë e tyre të reja”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai bëri me dije se bashkë me drejtorin e Qatar Charity, Esam Dabab, sot bënë dorëzimin e çelësave për familjet përfituese.
Hyseni tha se janë falënderues dhe mirënjohës ndaj Qatar Charity për bashkëfinancimin e këtij projekti jetik.
“Ne do të vazhdojmë me projekte të tilla edhe në të ardhmen, ashtu që pak nga pak të ndihmojmë familjet të cilat vërtetë kanë nevojë”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/