“Në Future Minds Academy të Ridvan Aliut dhe Shkolla Digjitale të Veton Qerimit, u njoftuam për punën e tyre, në këto dy institucione”, ka thënë, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.
Sipas të parit të komunës së Gjilanit, sektori i TI është prioritet edhe për qeverisjen komunale dhe se qindra mijëra euro investime në laboratorë shkollorë, përfshirë edhe sektorin e TI janë dëshmia më e madhe për këtë.
“Përmes fondit për ndërmarrësit e rinj, ne ofruam dhe do të ofrojmë përsëri mbështetje direkte financiare për qytetarët sipërmarrës, mes tjerash edhe në fushën e TI”, ka thënë Kryetari Hyseni. /2LONLINE/