DYLON

Zbulohen mallra të kontrabanduara në ndalesa rrugore në rajonin e Prizrenit

Zbulohen mallra të kontrabanduara në ndalesa rrugore në rajonin e Prizrenit
Avatar photo Redaksia

Sot, në Prizren, Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës kanë organizuar ndalesa rrugore me qëllim të identifikimit të automjeteve të dyshimta si dhe potencialisht mallra të kontrabanduara, njofton Dogana e Kosovës.

Me këtë rast, është ndaluar një automjet transportues që transportonte mall pa dokumentacion dhe që dyshohet se është kontrabanduar në Kosovë.

EkoHigjiena

Konkretisht, bëhet fjalë për tekstil-veshmbathje në sasi prej 1,160 artikujve me vlerë rreth 13,000 euro. Këto mallra po ashtu shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale duke qenë marka të falsifikuara. Tē gjitha mallrat janë konfiskuar derisa ndaj personave përgjegjës është inicuar procedura kundërvajtës.

Njësitet e Doganës së Kosovës po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zbuluar dhe ndaluar veprimtarinë e paligjshme të kontrabandës dhe për të mbrojtur interesat e ligjshme të vendit tonë, thuhet në njoftim.   /2LONLINE/