“Rinovimi i plotë i Palestrës së Sportit “Bashkim Selishta – Petriti”, është projekti i radhës që e ka prezantuar, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Sipas kryetarit Hyseni, rinovimi i plotë i Palestrës së Sportit “Bashkim Selishta – Petriti” – do ta ketë vlerën e 2,3mil €.
Postimi i plotë:
7 javë – 7 projekte
Rinovimi i plotë i Palestrës së Sportit “Bashkim Selishta – Petriti” – 2,3mil €
Ky projekt përfshin rinovimin e plotë të palestrës së sporteve.
– Rinovim i tërësishëm brenda. Sistemi i ngrohjes, klimatizimit dhe ajrosjes. Dyshemeja, çatia, dhomat e ndërrimeve, nyjet sanitare, dyert dhe dritaret etj.;
– Rimodelim i hapësirës së jashtme. Shtegu i vrapimit. Tribuna të mbuluara. Hapësira parkingu. Byfe e re.
Nga planet për Partneritet Publiko Privat me HOTEL në pronë publike nga e kaluara, në Palestër Sportive tërësisht të rinovuar në shërbim të sportistëve e sportdashësve. /2LONLINE/