Kryetari I Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka bërë me dije se ka pritur në takim alpinisten, Uta Ibrahimi.
“Uta Ibrahimi, Utalaya e Gjilanit dhe Kosovës, është alpinistja e parë në Ballkan që ka bërë ngjitjen në 11 nga 14 majat më të larta në botë. Diskutuam me Utën për bashkëpunimin dhe promovimin e alpinizmit në Komunën e Gjilanit, duke e cilësuar si një mundësi të mirë për të promovuar turizmin malor”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/