Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim zëvendës komandantin e Komandës Rajonale të Lindjes të KFOR-it, nënkolonelin Okan Ekim dhe komandantin e KFOR-it turk për rajonin e Gjilanit, Yunus Yildiz.
Siguria, projektet e komunës, aktivitetet e KFOR-it dhe rritja e bashkëpunimit ishin tema të cilat u diskutuan gjatë takimit.
Kryetari falënderoi KFOR-in, përkatësisht Komandën Rajonale të Lindjes për kujdesin në fushën e sigurisë në Komunën e Gjilanit e më gjerë dhe mbështetjen e projekteve në sfera të ndryshme në dobi të jetës së qytetarëve tanë.
I pari i komunës, njoftoi mysafirët edhe për projektet që janë në realizim e sipër, sfidat dhe për projektet në të cilat mund të ketë mbështetje.
“Bashkëpunimi me KFOR-in vazhdon të jetë esencialisht i nevojshëm për sigurinë e regjionit dhe më gjerë”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, foli edhe për angazhimin që kanë për siguri dhe për të gjithë pa dallim.
Zëvendës komandanti i Komandës Rajonale të Lindjes, nënkolonelin Okan Ekim, foli për angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it në mbështetje të stabilitetit, sigurisë e paqes.
Dy palët u dakorduan për forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes. /2LONLINE/