Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Infrastrukturë dhe Banim, Mentor Mihovci, kanë pritur sot në takim përfaqësuesin ligjor të Albi Group, Shabi Ramadani.
Gjatë takimit është bërë pranim-dorëzimi zyrtar i projektit të Qendrës Tregtare Albi Mall, e cila pritet të inaugurohet gjatë vitit 2023.
Kryetari Hyseni është informuar nga Ramadani lidhur me brendet botërore të cilat do të hapen në këtë qendër, kinemaja me renome evropiane CINEPLEX , në të cilën qendër priten të punësohen afro 500 punëtorë.
Kryetari Hyseni ka shprehur falënderimin dhe gatishmërinë për ofrimin e bashkëpunimit maksimal për funksionalizimin sa më të shpejtë të kësaj qendre, e cila do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Gjilanit. /2LONLINE/