Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Doruntina Hasani, ka pritur në takim ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenaq Rashiq.
Në këtë takim është diskutuar, përveç tjerash, edhe për integrimin në institucione të Republikës, sikurse edhe iniciativat dhe projektet e reja për komunitetet jo-shumicë në Gjilan.
Kryetari Hyseni dhe ministri Rashiq, u dakorduan parimisht për projekte me financim të përbashkët që pritet të konkretizohen e jetësohen në vitin vijues, ku u theksua se Gjilani është komunë e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallime. /2LONLINE/