Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim pune kryetarin e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Masar Dushi.
Qëllimi i takimit ka qenë diskutimi lidhur me nënshkrimin e një Memorandumit të ri të Mirëkuptimit, në mënyrë që të realizohen projekte të rëndësishme komunitare.
Kryetari Hyseni e ka falënderuar kryetarin e këtij Asociacioni për vizitën, derisa i ka ofruar bashkëpunimin e plotë të Komunës së Gjilanit. /2LONLINE/