DYLON

Takohet grupi punues për plotësim-ndryshimin e statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)

Takohet grupi punues për plotësim-ndryshimin e statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)
Avatar photo Redaksia

Nga takimi i sotëm me grupin punues për plotësim-ndryshimin e statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare

“U mbajt takimi me grupin punues që kanë përshtatur draft-statutin e ri të QKMF-së në kuadër të Udhëzimit Administrativ 04/ 2020, për Kujdesin Parësor Shëndetësor. Në këtë dëgjim publik u dhanë ide, rekomandime e vërejtje se si do të duket versioni final i këtij dokumenti me rëndësi”, ka bërë me dije Aurorë Osmani, drejtoreshë e drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), në Gjilan.

EkoHigjiena

Ajo shtoi se javëve në vazhdim, ky statut do të dalë edhe në Kuvend Komunal për miratim, pas plotësimeve të nevojshme.  /2LONLINE/