Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ishte pjesë e Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor. “Rinia jonë, me shkathtësi inovative e sipërmarrëse në sektorin e teknologjisë, do të ketë rol kyç në transformimin digjital, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë kryetari Hyseni.
Për më tepër, ja postimi i tij i plotë:
Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor, ngjarja e cila synon një rajon inovativ me një ekosistem koherent po mbahet për herë të parë në Kosovë.
Me shumë mysafirë të nivelit institucional, qeveritar, nga EU, RCC, Qeveria Gjermane, gjashtë vendet e Ballkanit, folës të nivelit më të lartë nga sektori i TIK-ut e mbi 200 biznese pjesëmarrëse u organizuan tryeza të ndryshme, ndër to edhe “TechParqet si Model drejt Transformimit Digjital”, e cila u fokusua në faktorët e suksesit dhe sfidat në zhvillimin dhe menaxhimin e objekteve të ndryshme të inovacionit, mësimet e nxjerra nga biznesi i tyre, bizneset fillestare dhe përdoruesit e komunitetit të nomadëve digjitalë.
Rinia jonë, me shkathtësi inovative e sipërmarrëse në sektorin e teknologjisë, do të ketë rol kyç në transformimin digjital, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit. /2LONLINE/