DYLON

Trajneri dhe selektori i përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

Trajneri dhe selektori i përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Avatar photo Redaksia

Në një ceremoni solemne të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot iu dha titulli “Doctor Honoris Causa” trajnerit dhe selektorit të përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka.

Ai u vlerësua për kontributin e dhënë në fushën e sportit, rezultatet e arritura në xhudo në arenën ndërkombëtare dhe kontributin që ka dhënë në afirmimin dhe ngritjen e imazhit të Kosovës në botë.

EkoHigjiena

Kuka është propozuar për këtë çmim nga dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, prof. asoc. dr. Musa Selimi dhe senati i UP-së, me në krye rektorin, prof. dr. Naser Sahiti, i ka dhënë këtë titull nderi trajnerit.

Në këtë ngjarje e pranishme ishte edhe zëvendësministrja e sportit, Daulina Osmani, rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, përfaqësues të institucioneve, kampionët olimpikë dhe personalitete të rëndësishme nga fusha e sportit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.