“Krahas investimeve të vazhdueshme në hapësira e mjete të përshtatshme për nxënësit e profesorët e shkollave të komunës sonë, së bashku me drejtorin e FKEE-së, Ahmet Ismaili dhe bashkëpunëtorë, sot morrëm pjesë në përurimin e investimeve infrastrukturore dhe të masave të efiçiencës së energjisë, në Shkollën e Mesme të Teknikës “Mehmet Isai”, në vlerë afro 346 mijë euro”, ka bërë me dije, Alban Hyseni, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai tha se afro 150,00.00€ është vlera e investimeve nga komuna e Gjilanit, të cilat përfshijnë dyshemetë e korridoreve, klasave, sanitarinë e nxënësve dhe mësimdhënësve, perdet në kabinete, dyert si dhe investime të tjera në infrastrukturën e brendshme dhe të jashtme. Ndërkaq, në vlerë prej 196.861.39€, janë përfshirë masat e efiçiencës së energjisë si izolimi i kulmit, fasada e ndërtesës, dyert dhe dritaret, sistemi i ngrohjes dhe ftohjes, pajisjet elektrike përfshirë ndriçimin, pompat dhe motorët e të tjera.
“Zbatimi i masave efiçiente do të ulë koston e shpenzimeve të objektit dhe krijon kështu mundësinë që kursimet të shfrytëzohen në investime të reja, ndërsa përmes intervenimeve infrastrukturore kjo shkollë është shndërruar në një hapësirë moderne me kushte të favorshme për nxënësit e shkollës. Vazhdojmë me projekte e investime të tjera në dobi të qytetarëve”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/