“Për herë të parë në Gjilan do të bëhet PAP test-i në QKMF dhe shërbimi do të jetë falas. Fundi i vitit po përmbyllet me këtë super lajm për qytetarët tanë”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.
Ai bëri të ditur se kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Gjilanit, AMC-së dhe Spitalit Regjional të Gjilanit që mundëson jetësimin e këtij projekti, financuar nga UNFPA.
“Pas trajnimit të personelit mjekësor të përzgjedhur, vajzave dhe grave do t’iu mundësohet kryerja e PAP testi-t falas dhe rrjedhimisht në 90% të rasteve do të arrihet të parandalohet kanceri në qafën e mitrës”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/