“Në vazhdën e investimeve që po bëhen në fshatrat e Komunës së Gjilanit, tashmë punime në kanalizim e asfaltime të rrugëve kanë filluar edhe në fshatin Zhegër”, ka bërë me dije, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban hyseni, i cili ka parë nga aër punimet që po realizohen, bashkë edhe me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin.
Kryetari Hyseni tha se rreth 180 mijë është vlera e projektit të ardhshëm në fshatin Zhegër.
Ai tregoi se gjithsej do të asfaltohen dhe ndërtohet kanalizimi në shtatë rrugë.
“Infrastruktura në fshatrat tona po përmirësohet çdo ditë, duke e bërë jetën më të lehtë”, tha i pari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/