Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkepunimi me OJQ “VORAE”, e cila ka për synim mbështetjen instiucionale, financimin dhe menaxhimin e qendrës mësimore, me synimin për përfshirjen e femijëve nga komuniteti, rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e rregullt.
“Për herë të parë përmes kësaj marrëveshjeje, Komuna e Gjilanit do të fillojë ofrimin e kursve të gjuhes shqipe për fëmijët të cilët vijojnë qendrën mësimore në bashkëpunim me organizatën e lartëpërmendur, me qëllim të integrimit të tyre në shoqëri në komunën e Gjilanit e më gjërë”, është shprehur kryetari Hyseni. /2LONLINE/