DYLON

Koordinatori i Kontratës Sociale për Gjilanin së bashku me drejtorët komunalë pritën në takim përfaqësuesin e programit të USAID, Arben Kelmendi

Koordinatori i Kontratës Sociale për Gjilanin së bashku me drejtorët komunalë pritën në takim përfaqësuesin e programit të USAID, Arben Kelmendi
Avatar photo Redaksia

Koordinatori i Kontratës Sociale për Komunën e Gjilanit, Ardian Foniqi, së bashku me drejtorët komunalë, Aurorë Osmani – drejtoreshë e Shëndetësi, Ali Arifi – drejtor për Urbanizëm dhe Bajram Isufi – drejtor për Bujqësi, kanë pritur të premten në takim përfaqësuesin e programit të USAID – Kontrata Sociale, Arben Kelmendi.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi për përkrahje përmes konsulentëve profesionalë, përkrahje e praktikave të mira gjatë ndërveprimit qytetarë-komunë, dhe përkrahjen në rritjen e pjesëmarrjes gjatë adresimit të çështjeve të ngritura nga qytetarët.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit me këtë rast kanë falënderuar ekipin e USAID-it për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për Gjilanin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.