Klubi i Volejbollit Drita është kurorëzuar me titullin e shtatë në histori të klubit, pasi në serinë e finaleve ka triumfuar ndaj KV Skenderaj.
Ndeshja e pestë, dhe e fundit e kësaj serie u takoi vashave gjilanase të cilat e përmbyllën me rezultat 3 – 0, për ta ngritur trofeun e kampionit.
I pranishëm në këtë ngjarje të madhe sportive ishte edhe kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka thënë se ndihet krenar me këtë sukses.
“Krenar me super volejbollistet tona, vashat e KV Drita – Femrat për sukseset e pandalshme. Urime edhe kjo fitore, kampione të shumëfishta”, ka thënë i pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/